Ja disa këshilla si të jeni të hidratuar gjatë agjërimit

Këtë vit, Ramazani përfshin rreth 21 orë agjërim. Ja disa këshilla që do t’ju ndihmojnë të qëndroni të hidratuar gjatë këtij muaji:

Përpiquni që të pini së paku 8 gota ujë çdo ditë. Shmangi lëngjet në momentin kur e hapni iftarin. Uji është lëngu më i mirë që të ndihmon të ngelësh i hidratuar. Shmangeni pirjen e sasive të mëdha të ujit përnjëherësh.

Pini ujë në mënyrë të rregullt, në mes të akshamit dhe sabahut.
Nëse shkoni në xhami për taravi, merrni shishen e ujit me vete dhe pini nga një gellenjkë në intervale të rregullta.
Mbajeni një shishe uji afër shtratit.

Shmanguni nga ushqimet të cilat shkaktojnë etje në kohën e iftarit, psh ushqimet e kripura, djegëset dhe përpiquni që të gjeni ndonjë alternativë më të shëndetshme.

Pemët dhe perimet e freskëta janë ushqime të mira për të ngrënë në momentin kur hapni me iftarin, për shkak se ato përmbajnë ujë dhe fibra. Ato do t’ju ndihmojnë të mbeteni të hidratuar, bashkë me lëngjet shtesë që i keni në sistemin tuaj.

Share Button