Ja çmimet e biletave në EURO 2016

Të shtunën janë mësuar 6 grupet e Euro 2016, ku 24 skuadra kanë mësuar kundërshtarët e tyre.

Ndërkaq sot kanë filluar të dalin në shitje biletat për këto ndeshje, ku janë bërë të ditura të gjitha çmimet.

Natyrisht që biletat më të lira do të jenë në fillim të kampionatit dhe ato fillojnë të shtrenjtohen me kalimin në çerekfinale.

Bileta më e lirë do të jetë 25 euro, ndërsa ajo më e shtrenjta do të shkojë deri në 895 euro.

Çmimet e të gjitha ndeshjeve:

Hapja e kampionatit: 75, 195, 395 dhe 595 euro

Ndeshjet e grupeve dhe 1/16 e finales: 25, 55, 105 dhe 145 euro

Çerekfinalet: 45, 85, 135 dhe 195 euro

Gjysmëfinalet: 65, 165, 295 dhe 495 euro

Finalja: 85, 295, 595 dhe 895 euro

Share Button