Ja çfarë ndodh kur flini me çorape

Në këtë botë ka dy lloje njerëzish, disa që flenë me çorape veshuar dhe disa të tjerë nuk e bëjnë diçka të tillë.

Por, nëse ju i takoni kategorisë së atyre që nuk veshin çorape kur flenë, sapo të mësoni për përfitimet e kësaj gjëje, do të ndërroni mendje.

Sipas “Sleep.org”, thuhet se mbathja e çorapeve gjatë gjumit përshpejton shkallën në të cilën ju zë gjumi.

Keni dëgjuar për vasodilatim-dilatimin e enëve të gjakut. Ato i tregojnë trurit se është koha për të fjetur, e diçka e ngjashme nxitet nga ngrohja e këmbëve apo duarve të ftohta.

Ngrohtësia e fituar rishpërndahet në të gjithë trupin dhe bëhet gati për gjumin. Kjo mund t’ju duket e pabesueshme, por sa më shumë vasodilatim të keni në duar dhe këmbë, aq më pak kohë nevojitet të ju zërë gjumi.

Share Button