Ja cili është telefoni më i shitur në botë

E dini që telefoni më i shitur në botë nuk është as një iPhone apo Galaxy?

Me gati 250 milionë njësi të shitur, telefoni Nokia 1100 është aktualisht telefoni më popullor në botë. Jo vetëm kaq, Nokia 1100 është aktualisht pajisja elektronike më e shitur e të gjitha kohërave. Arsyeja e popullaritetit të tij është padyshim çmimi i tij, meqë mund ta blini për vetëm 10 dollarë, pa nevojën e një kontrate.

Nëse doni të dini se cilat janë specifikat e telefonit më të shitur, le t’ju kujtojmë se ai ka pasur një ekran njëngjyrësh me vetëm 4 rreshta për tekst dhe rezolucion 96 x 65 pixelë. Nuk kishte shfletues interneti, as kamera, as të dhëna mobile, ishte thjesht një telefon për të folur dhe për të shkruar mesazhe. Po, kishte edhe dy lojëra, njëra ishte loja e famshme Snake.
Për sa i përket telefonave inteligjentë, iPhone 5s e Apple-it është sigurisht pajisja më popullore në treg.

Analistët kanë vlerësuar se janë shitur mbi 100 milionë njësi iPhone 5s dhe ky numër me siguri që do të vazhdojë të rritet, kështu që nuk duhet të habitemi nëse ndonjë ditë iPhone 5s do ta tejkalojë telefonin Nokia 1100.
Për telefonin e dytë inteligjentë më të shitur nuk kemi të dhëna, por mendojmë se mund të jetë Samsung Galaxy S III. Në mesin e vitit 2013 ishin shitur 25 milionë njësi të këtij telefoni, shifër që mund të jetë rritur shumë që nga atëherë.

Sipas portalit teknologjik “Krokodili”

Share Button