Ja cilën sëmundje shëron hudhra?

Hudhra ndoshta njihet më së miri për erën e pakëndshme që ka.
Por, një studim i ri sugjeron se hudhra duhet të konsumohet për shkak të përfitimit të madh që ka për shëndetin e njeriut.

Sipas një studimi nga Instituti i Kërkimeve Biomjekësore “Harbos-UCLA Medical Center” në LA, hudhra  redukton bllokimet që krijohen në arterie.

Gjithashtu, sipas këtij studimi, thuhet se hudhra parandalon sëmundjet e zemrës, sëmundje këto që aktualisht janë ndër shkaktarët kryesorë të vdekjes në mbarë botën.

Udhëheqësi i studimit, Dr. Matthew Budoff tha: “Ky studim është një tjetër demonstrim i përfitimeve të mëdha shëndetësore të hudhrës, e cila mund të reduktojë akumulimin e bllokadave në vena dhe të parandalojë formimin e bllokadave të reja në arterie, të cilat shkaktojnë sëmundje të zemrës”.

Share Button