Ja cilat janë ushqimet anti-stres

Kujtesa është një dritare për shëndetin e trurit tonë. Kur fillon të marrë goditje le ta mbajmë të gjallë trurin duke i stimuluar aftësitë njohëse të tij. Stresi ka rrjedhoja shumë negative mbi trurin. Le të përpiqemi të jemi të qetë, pa kërkuar “maksimalen” ndaj trupit dhe mendjes sonë.

Ndryshoni stilin e jetesës. Rutina dhe zakonet e përditshme e vënë në gjumë trurin, prandaj duhet kërkuar variacion në praktikën e përditshme, duke futur ndonjë ndryshim të vogël në jetën tonë.

Ekzistojnë shumë ushqime kundër stresit. Madje, edhe ndodhitë më të vogla stresuese mund ta shtojnë nivelin e kortizolit, hormonit të stresit, i cili shton dëshirën për të ngrënë.

Sidomos femrat do të kenë dëshirë për karbohidrate, veçmas ëmbëlsira. Në vijim ju shpalosim listën e disa artikujve ushqimorë, me ndihmën e së cilave do ta largoni stresin.

Hani ushqime me antioksdiantë : Përdorni më tepër ushqime të pasura me antioksidantë: fruta, fruta pylli, zarzavate, çaj. Perimet dhe frutat përmbajnë përbërës natyralë të papërpunuar të cilat i japin organizmit lëndët e duhura ushqimore.

Konsumoni ushqime me Omega-3 : Hani ushqime të pasura me yndyra Omega-3, ose siç quhen ndryshe yndyra “të mira”, që kanë përqendrim të lartë të Omega-3, të cilat janë: vaji i ullirit, vaji i linit, peshku: salmon, sardele, troftë, ton, arra etj. Dieta e pasur ushqimore përfshin jo vetëm frutat dhe perimet, por edhe mishin, peshkun, vezën, fibrat, etj. për të qenë një dietë e pasur dhe e larmishme.

Avokado: Avokado është e pasur me “luftëtarët kundër stresit”. Me kalium dhe acidet e ngopura. Shkencëtarët theksojnë se acidet yndyrore përmirësojnë mënyrën se si truri thith serotoninë, që është përgjegjës për disponim të mirë.

Arrat indiane: Janë ushqime të shkëlqyeshme të grimcuara, por edhe i shërbejnë shëndetin. Po ashtu, arrat indiane ndihmojnë në heqjen e kileve shtesë. Janë të pasura me zink, përderisa nivelin e mangët të zinkut shkencëtarët e lidhin me depresion dhe stres. Nevojitet që çdo ditë të konsumoni ushqime që përmbajnë zink, pasi që trupi ynë ‘nuk i përgatit’.

Kamomili: Çaji nga kamomili në mbarë botën njihet si pije që qetëson. Hulumtimi i kryer në universitetin amerikan në Pensilvani ka zbuluar se personat që vuajnë nga ankthi që kishin konsumuar çajin e kamomilit kishin rënie të simptomave të ankthit dhe stresit.

Shpargujt: Edhe nëse nuk i keni fort në qejf, nuk do të ishte e preferuar t’i shmangni. Janë shumë të pasur me acid folik, e cila është ‘meritore’ që ta mbani gjakftohtësinë. Përgatisni ashtu si ju përgjigjet juve, në sallatë, të gatuara, me vezë.

Konsumoni sa më shumë ujë : Pini shumë ujë, të paktën gjashtë gota në ditë. Mundohuni të shmangni konsumimin e tepërt të kafes, ose përdorini pak kafeinë.

Share Button