Ja çfarë thotë studimi i ri për biondet

Femrat flokëbardha janë po aq të mençura sa zeshkanet dhe flokëkuqet, sipas një studimi të kryer në Shtetet e Bashkuara me 10.878 të anketuar.

“Ky studim ofron dëshmi bindëse se nuk duhet të ketë diskriminim ndaj biondeve duke u bazuar në inteligjencën e tyre”, ka thënë autori i studimit, Jay Zagorsky, shkencëtar në Universitetin Shtetëror të Ohajos.

As meshkujt biondë nuk janë budallenj – meshkujt flokëbardhë kanë koeficient të inteligjencës pothuajse të barabartë me meshkujt zeshkanë apo të tjerë.

Share Button