Ja çfarë thotë shkencëtarja shqiptare për kancerin e gjirit

Pjesë e zbulimit të madh historikë nga shkencëtaret për origjinën e kancerit të gjirit dhe ilaçin shërues, ishte edhe shqiptarja Iris Papa, e cila ka koordinuar pjesë franceze të këtij projekti.

E ardhur nga Franca, ajo e cilësoi këtë zbulim në emisionin ‘Vila 24’, si arritjen më të madhe të këtyre 20 viteve, pasi deri më tani nuk dihej origjina gjenetike e sëmundjes që merr çdo vit mijëra jetë njerëzish.

“Rëndësia më e madhe këtij studimi është fakti se për herë të parë të gjithë shkencëtarët u mblodhën për t’i dhënë përgjigje një pyetjeje, a mund ti gjejmë ne faktorët gjenetikë që janë në origjinën e të gjithë kancerave të gjirit. Dhe origjina është një listë e 93 gjeneve që janë të implikuara në shkaktimin e kancerit të gjirit”, tha Papa.

Zbulimi historik tregon se nga 20 mijë gjene në trupin e njeriut, 93 prej tyre pësojnë çrregullim duke shkaktuar sëmundjen e kancerit.

Tashme, industrisë farmaceutike i duhet të prodhoje ilaçe për shërimin e 93 sëmundjeve që shkaktohen nga ky çrregullim gjenetik.

Mjeku hematolog Arben Ivanaj, theksoi se duke kuptuar mekanizmat e lindjes se kancerit së gjirit, ne kuptojmë më mirë refklektimin e tij tek jeta jonë praktike. Ai theksoi se mjekët shqiptarë duhet të bashkëpunojnë më tepër me të huajt përmes konferencave shkencore.

“Kush e shkakton kancerin, faktorët e jashtëm që veprojnë me këto dëmtimet gjenetike dhe si ta reflektojmë ne në praktikën tonë të përditshme, në punën tonë të përditshme këto studime. Puna e parë është pjesëmarrja e Shqipërisë në këto aktivitete”, tha Ivanaj.

“Në përgjithësi thonë se nëse në një familje, ka mbi dy gra, një vajzë, një motër, një nënë të lidhura me këtë sëmundje, duhet që cdo femër e kësaj familje të tregojë kujdes një herë në vit të paktën për kontroll të vazhdueshëm”, shtoi Iris Papa.

Share Button