Ja çfarë shkakton vetmia

Mbyllja në vetvetë është një dukuri tepër e dëmshme për jetën e njeriut.

Sipas një studimi të kryer nga psikologët në “Birmingam Young University” në Utah, vetmia ose izolimi social sic njihet ne termat e psikologjisë, rrit me 30 për qind rrezikun e vdekshmërisë.

Autorja e studimit, Julianne Holt Lunstad.është shprehur se efekti i vetmisë është krahasimisht i barabartë me atë të obezitetit, fakt që strukturat shëndetësore po e trajtojnë me shumë seriozitet.

Ajo gjithashtu ndikon në organizmin e njeriut njëlloj si alkooli, duhani dhe obeziteti.

Bazuar ne studimin e tyre, psikologët shprehen se është shumë e rëndësishme marëdhënia sociale që krijojnë individët, pasi mungesa e një marrëdhënie të tillë sjell efekte te padëshirueshme

Share Button