Ja çfarë nuk duhet të bëni pasi keni konsumuar një vakt ushqimor

Pas një vakti të kënaqshëm një pjesë e mirë e njerëzve duan thjesht të shtrihen, të shohin televizor e të mos bëjnë asgjë për pjesën e mbetur të natës .
Por në fakt pak e dinë se kjo në të vërtetë është një nga gjërat , më të dëmshme që mund të bëjnë. Ekzistojnë disa veprime të zakonshme të cilat ne jemi mësuar të bëjmë pasi konsumojmë një vakt dhe në fakt janë të gjitha të gabuara. Hidhini një sy listës me 5 veprime që nuk duhet të bëni menjëherë pasi keni konsumuar ushqim.

1. Mos shkoni menjëherë të flini
Nëse shkoni të flini menjëherë pasi të keni ngrënë do t’i shkaktoni stomakut tuaj djegie dhe do të keni dhimbje, po ashtu ju do të keni edhe një model gjumi të çuditshëm pasi stomaku juaj do të jetë i ngarkuar.

2. Mos pini duhan menjëherë pas buke
Për fat të keq për disa njerëz pirja e duhanit pas një vakti vazhdon të mbetet një trend. Është një nga gjërat më të dëmshme që mund të bëni për mushkëritë tuaja, nëse do ta bëni atë, të paktën prisni disa orë pas ngrënies.
Kjo për shkak se nikotina në cigare lidhet me oksigjenin e tepërt që është i nevojshëm për tretje, ku më pas lejon trupin tuaj të thith më shumë kancerogjene se normalja.
Sipas një studimi, pirja e duhanit pas një vakti është e barabartë me dhjetë cigare që pihen në të njëjtën kohë.

3. Kurrë mos bëni dush menjëherë sapo keni ngrënë
Kurrë mos bëni dush pasi keni ngrënë një vakt pasi e bën rrjedhjen e gjakut me të ngadaltë për të arritur në organe. Dushi pas vaktit dobëson sistemin e tretjes duke e bërë të pa efektshëm, gjë që mund të shkaktojë dhimbje në stomak.

4. Konsumimi i frutave direkt pas buke është i dëmshëm
Ju mund të keni menduar se mund të hani fruta një çdo kohë? Jo më mirë është të hani fruta kur e keni stomakun tuaj bosh, kjo për shkak se frutat kërkojnë kohë të gjatë që të absorbohen plotësisht nga trupi. Nëse ju do ti konsumoni pas një vakti frutat do të mbesin në stomak për një periudhë të gjatë dhe do të keni djegie në zorrë dhe në stomak.

5. Pas një vakti mos pini kurrë çaj
Në mënyrë kategorike pas një vakti nuk duhet të pini çaj. Acidi tonik në çaj lidhet me proteinat dhe hekurin në ushqimin tonë duke e bërë më të vështirë tretjen. Hekuri i ulet mund të shkaktojë anemi, mungesë të qelizave të kuqe në gjak e cila shkakton lodhje ekstreme, dobësi dhe lëkurë të zbehtë.

Share Button