Ja çfarë nuk duhet të bëni kur shkoni në plazh

Ju mund të jeni duke shijuar pushimet në këto ditë të nxehta vere, por ka edhe rregulla të caktuara (disa zyrtare, disa të pashprehura) që duhet të respektohen në plazh.

Ne do të sjellim disa nga gjërat që nuk duhet t’i bëni kur shijoni pushimet:

1. Mos luani afër çadrave
Është tepër e këndshme kur bëheni një grup dhe dëshironi të bëni një lojë volejbolli, kjo është një stërvitje e mirë për trupin tuaj. Duhet të siguroheni që fusha ku ju do të luani të jetë larg nga çadrat e pushuesve të tjerë, pasi jo çdo kush do të dëshironte t’ju shikonte teksa luani.

2. Mos i lini plehrat në vendin që keni bërë plazh
Kjo është shumë etike dhe është mjaft e dukshme, ju të gjithë keni parë njerëz që kanë lënë plehra në vendin ku ato bënin plazh. Kjo është tepër e dëmshme, pasi jo të gjitha plazhet janë të pajisura me kosha ku të mund të hidhni mbeturina. Pasi të keni përfunduar ditën e pushimit mbeturinat mund t’i fusni në një qese dhe t’i merrni me vete që t’i hidhni më pas në një kosh. Breshkat dhe zogjtë e detit shpesh këto mbeturina i ngatërrojnë më ushqim dhe mund të ngordhin nëse i konsumojnë këto mbetje.

3. Nuk duhet të pini duhan
Nëqoftëse nuk e dini, disa plazhe në botë kanë ndaluar pirjen e duhanit, kjo pasi bishtat e cigareve janë vërtet të dëmshëm për mjedisin. Në rërën e detit bishtat e cigareve lëshojnë kimikate toksike dhe janë kancerogjene për rërën dhe ujin e detit

4. Mos injoroni tabelat e vendosura në plazhe
Duhet të keni tepër kujdes kur shkonin në një plazh që t’i lexoni me kujdes të gjitha tabelat me rregullat e pazhit, duke përfshirë mënyrën e veshjes dhe sjelljen publike.

5. Mos shkundni peshqirin tuaj pranë të tjerëve
Nëse peshqiri apo rrobat tuaja janë të bëra me rërë ju duhet t’i shkundni ato me shumë kujdes, pasi ngjitur mund të jetë dikush që po ushqehet dhe grimcat e rërës mund të kalojnë në ushqim.

Share Button