Ja çfarë nuk dimë rreth aspirinës

Aspirina ofron mbrojtje për sëmundje të ndryshme në organizmin tonë. Por ka dhe raste kur efektet e saj në organizëm nuk janë pozitive, apo ndikojnë negativisht.

Por cilat janë grupmoshat që duhet të marrin aspirinën, cilat janë efektet e saj të meshkujt dhe femrat?
M

ë poshtë jepen disa fakte lidhur me efektet e aspirinës në kurimin e sëmundjeve të ndryshme që prekin organizmin e njeriut.

-Largon para-eklampsinë gjatë shtatzënisë- Një studim i publikuar në “The Lancet” në vitin 2007 tregoi se gratë shtatzëna që merrnin aspirinë apo ndonjë ilaç tjetër kundër mpiksjes së pllakëzave të gjakut, kishin 10 për qind më pak rrezik për të zhvilluar çrregullime që përfshinin presionin e lartë të gjakut apo komplikacione serioze për nënë ndhe fetusin. Terapia me aspirinë gjatë shtatzënisë gjithsesi duhet të shqyrtohet me mjekun obstetër.

-Redukton rrezikun e zhvillimin e kancerit- Sipas raporteve dhe zbulimeve mjekësore të publikuara kohët e fundit, aspirina ndihmon në reduktimin e zhvillimit të formave të ndryshme të kancerit. Por sigurisht rezultate të kënaqshme janë arritur në ato raste kur personat e kanë përdorur atë rregullisht për pesë vjet. E rëndësishme është që konsumimi i saj të jetë në dozat e rekomanduara nga specialistët.

-Zvogëlon rastet e kancerit të gjirit te gratë- Studimi i publikuar para një muaji në gazetën e Institutit Kombëtar Kundër Kancerit (National Cancer Institute), tregoi se femrat të cilat përdornin aspirinën ishin 13 për qind më pak të rrezikuara për të shfaqur kancer gjiri, krahasuar me gratë që e mohonin atë.

-Mban larg kancerin e prostates- Në çështjet e trajtuara këtë muaj në gazetën “Cancer”, kërkuesit kanë raportuar se meshkujt të cilët përdornin rregullisht aspirinën kishin rreth 10 për qind më të ulët rrezikun e shfaqjes së antigjeneve specifike, përgjegjëse për shfaqjen e kancerit në prostatë.

– Ofrojnë mbrojtje nga sëmundja e Alzheimerit- Studimet nuk u përfunduan plotësisht, por një revistë publikoi këtë vit në gazetën “Neurology” zbulimin se njerëzit të cilët përdornin aspirinën kishin 13 për qind më pak rrezik për të zhvilluar sëmundjen e Alzheimerit.

-Ndihmon në shmangien e artritit- Sëmundjet e muskujve dhe kockave forcohen me kalimin e moshës. Mund të shfaqen forma të ndryshme të artritit, osteoporozës, etj. Studimet më të fundit kanë treguar se aspirina mund të jetë një faktor pozitiv plus në parandalimin e këtyre problemeve. Edhe pse përfitimi nuk është shumë i lartë dhe i dukshëm, rezultati pozitiv është ai që ka rëndësi.

-Parandalon astmën te gratë e moshës së mesme- Një studim i publikuar në gazetën “Thorax” ka treguar se gratë mbi moshën 45-vjeçare të cilat marrin 100 miligramë aspirinë çdo ditë ishin 10 për qind më pak të rrezikuara për të shfaqur astmën në dekadën e ardhshme, krahasuar me gratë të cilat merrnin qetësues.

-Mbrojnë nga sëmundja e Parkinsonit- Një studim i publikuar në 2007 për neurologjinë sugjeronte se femrat të cilat konsumojnë aspirinë rregullisht (rreth 2 ose më shumë në javë për gjatë një muaji në një periudhë të jetës së tyre) janë rreth 40 për qind më pak të predispozuar për të zhvilluar sëmundjen e Parkinsonit.

-Ndihmojnë në reduktimin e atakut kardiak- Personat, të cilët përdorin aspirinën janë më pak të rrezikuar të vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe të pësojnë atak kardiak. Rastet e shfaqjes së këtyre sëmundjeve janë më të shpeshta tek të sëmurët me diabet. Konsumimi i aspirinës do të ndikonte në reduktimin e këtij rreziku.

 

 

Share Button