Ja çfarë ndodh nëse flini me kokën e lagur

Të flesh gjumë me kokë të lagur, është një veprim që nuk këshillohet të bëhet, pasi ka një sërë problemesh për të cilat ju duhet të jeni në dijeni. Ja pse nuk duhet të flemë me kokë lagur.

Ndihmojnë në përhapjen e baktereve/kërpudhave
Jastëku është vendi ideal ku mund të rriten një gamë e gjerë mikrobesh, bakteresh, kërpudhash etj. Këto mikroorganizma ushqehen nga lëkura e vdekur e kokës dhe shumohen në kohë shumë të shpejtë.

Shkakton dhimbje koke
Temperatura e trupit ulet deri në temperaturën e dhomës, në fazat e para të gjumit. Kjo gjë mund të shkaktojë të ftohura dhe dhimbje të mëdha koke të nesërmen.

Dëmtohen flokët:
Flokët e lagur janë më të brishtë se flokët e thatë. Nëse flini me flokë të lagur, ato mund të krijojnë maja të dyfishta dhe mund të këputen sepse fërkohen me jastëkun.

Share Button