Ja çfarë ndodh kur ne teshtijmë

Teshtima “udhëton” shumë më larg seç mund të mendoni dhe bulëzat që çlirohen vijojnë dhe shpërndahen e përhapen nëpër ambientin që na rrethon.

Të dhënat vijnë nga një studim i realizuar në SHBA.

Shkencëtarët zbuluan se, kolla dhe teshtima janë shkaktaret kryesorë për përhapjen e viruseve. Me anë të një video të ngadalësuar, studiuesit zbuluan se, bulëzat e çliruara nga procesi i teshtitjes janë më infektive nga sa mendohej.

Ato mund të perhapen 200 herë më larg kur bashkohen me ajrin dhe marrin formën e një reje. Sipas tyre, i gjithë ky proces bëhet edhe më i rrezikshëm kur çlirimi i teshtimës bashkohet me ajrin e kondicionuar.

Sipas shkencëtarëve, ky zbulim ngre shqetësimin e përhapjes së sëmundjeve nëpërmjet sistemit të ajrimit nëpër ambientet e punës.

 

Share Button