Ja çfarë ndodh kur fëmija gëlltit çamçakëzin

Shumë fëmijë pëlqejnë të hanë çamçakëz, por nuk i kuptojnë se çfarë pasojash sjell për organizmin gëlltitja e çamçakëzit.

A mund të tretet çamçakëzi?
Çamçakëzi në trupin tonë nuk mund të tretet plotësisht. Ndërsa përbërësit e tillë si sheqeri dhe ëmbëltues tjerë, trupi i njeh dhe i zbërthen, ndërsa pjesa tjetër mbetet në copëza. Edhe pse kjo mund të tingëllojë si diçka e rrezikshme dhe shqetësuese, por çamçakëzi i patretur përfundon ashtu si edhe përbërësit tjerë të patretshëm si lëvorja e frutave apo bërthamat, kështu që trupi do t’i largojë përmes lëvizjeve të zorrëve.

A mund që çamçakëzi të ngjitet për stomakun?
Shqetësimi më i madh i prindërve është se çamçakëzi mund të ngjitet në murin e fytit apo në stomak. Megjithatë, për dallim nga pasojat e pakëndshme të ngjitjes së çamçakëzit nëpër rroba, flokë apo këpucë, kjo mundësi e ngjitjes në stomak apo fyt është shumë e vogël. Edhe pse mund t’i duhet gjatë kohë deri sa të përfundojë në traktin digjestiv, nuk duhet të shqetësoheni shumë lidhur me këtë.

Kur mund të paraqes problem gëlltitja e çamçakëzit?
Janë shumë të rralla rastet kur gëlltitja e çamçakëzit mund të shkaktojë probleme shëndetësore, dhe zakonisht ndërlidhen me çrregullimet e sistemit të tretjes e që shkaktojnë diverticulitis apo sëmundjen e Crohn.

Share Button