Ja autorët që vranë 38 persona dhe plagosën 166 të tjerë në Turqi

Pas sulmeve në zemër të stambollit ku u shkaktuan 38 të vdekur dhe 166 persona të plagosur, dyshimet e para mbi autorët e kësaj makabre bien mbi separatistët kurdë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), njoftoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Suleyman Soylu.

“Provat e mbledhura tregojnë se PKK-ja është autore e atentatit të dyfishtë”, deklaroi Soylu, duke u bazuar në mënyrën se si kjo ngjarje është planifikuar, si dhe kohën e shpërthimit që duket se kishte për shënjestër policinë.

38 persona, kryesisht policë, u vranë dhe 166 u plagosën në dy shpërthime të shtunën në Stamboll, tha Soylo në një konferencë shtypi kete të dielë.

Shpërthimet, një shpërthim i madh që u pasua nga një i vogël, ka ndodhur rreth orës 11:00 të darkës me orën lokale (3 pm) pas një loje shumë të ndjekur futbolli në “Beshiktash Vodefone Arena”.

Sipas Soylu, ishte një telekomandë që shpërtheu një makinë bombë për shpërthimin. Menjëhërë pas kësaj, një sulmues vetëvrasës shkaktoi një shpërthim të dytë në Macka Park. Dy vendet e ngjarjes janë më pak se një milje larg.

Share Button