Ja arsyeja se përse thinjen flokët

Kur flokët nisin të thinjen, “faji” është i një geni, i cili është identifikuar për herë të parë nga shkencëtarët.

Studiuesit e Universitetit të Londrës kanë identifikuar genin “Irf4”, i cili së bashku me dhjetëra gene të tjera hyn në veprim dhe përcakton formën, ngjyrën dhe shpeshtësinë e flokut.

Studimi ka arritur në përfundimin se floku i thinjur nuk ka të bëjë me ambientin, por është tërësisht genetike.

Ky përfundim është arritur pas analizimit të ADN-së së 6000 individëve latino-amerikanë, evropianë, afrikanë dhe amerikanë të lindur. Geni “Irf4” njihej për rolin që kishte si përcaktues i ngjyrës së flokëve, por nuk dihej se kishte të njëjtin rol edhe në zbardhjen e tyre.

 

Share Button