Izraeli vendos mbylljen e zyrës së Al Jazeera-s në Jerusalem

Izraeli ka marrë vendimin për të mbyllur zyrën në Jerusalem të kanalit televiziv me qendër në Katar, Al Jazeera, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të kanalit televiziv “Kanal 7” i cili transmeton në Izrael mësohet se ministri i Komunikimeve me origjinë Druzo-Arabe, Ejup Kara, në një konferencë për shtyp është shprehur se do të mbyllet zyra e Al Jazeera-s në Jerusalem.

Ministri izraelit me pretendimin se televizioni me qendër në Katar “kryen nxitje kundër Izraelit”, në deklaratën e tij duke mos “konfirmuar datën e mbylljes”, ka theksuar se Izraeli po ndjek “vendimin e vendeve arabe që kanë mbyllur zyrat e Al Jazeera-s”.

Në lidhje me mbylljen e kanalit ministri izraelit është shprehur se “Izraeli është në të njëjtën anë me vendet e moderuara arabe që luftojnë ekstremizmin fetar dhe terrorizmin. Në Izrael nuk ka vend për një kanal që mbështet terrorizmin. Izraeli ndjek Arabinë Saudite, Egjiptin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin që kanë mbyllur në vendet e tyre zyrat e Al Jazeera-s. Këto vende shprehen se ky kanal është një mjet i DEASH-it, Hizbullahut dhe Iranit, dhe ne mbështesim këtë prirje. Ne jemi një vend demokratik, por luftojmë me ata që dëmtojnë sigurinë e Izraelit. Al Jazeera në vend të përdorimit të lirisë së shprehjes kryen nxitje kundër Izraelit”.

Ndërsa në anën tjetër drejtori i Al Jazeera-s për zyrën e Palestinës, Velid El-Omeri, në një deklaratë për gazetarin e AA-së është shprehur se Izraeli deri tani nuk ka kryer ndonjë “njoftim zyrtar.”

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, në një postim nga llogaria e tij në median sociale, në lidhje me mbylljen e Al Jazeera-s ka theksuar se, “Përgëzoj ministrin e Komunikimeve, Ejup Kara, i cili në kuadër të udhëzimeve të mia ka marrë një sërë masash kundër nxitjeve të Al Jazeera-s”.

Share Button