Izraeli ndërmerr masa kundër Amnesty International

Qeveria izraelite ka ndërmarrë masa kundër organizatës ndërkombëtare Amnesty International për shkak të fushatës që ka nisur kjo organizatë kundër ndërtimeve të paligjshme izraelite të ndërtesave rezidenciale në territorin palestinez, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas gazetës izraelite “Haaretz”, Ministria e Financave ka sjell vendim që të gjithë qytetarët që kanë dhuruar mjete financiare për Amnesty International t’u merret e drejta me të cilat janë liruar nga taksat.

Ende nuk dihet se çfarë masash qeveria izraelite do të marrë direkt ndaj selisë qendrore të organizatës në Londër.

Amnesty International kohët e fundit ka nisur fushatën e bojkotimit të produkteve izraelite të prodhuara në territorin e okupuar palestinez. Më pas Ministria e Financave e Izraelit ftoi në bisedë përfaqësuesit e kësaj organizate në Izrael.

“Çdo gjë që prodhohet në territorin që Izraeli ka pushtuar për gjysmë shekulli duhet të ndalohet”, thuhej në kumtesën e Amnesty International më herët.

Share Button