Itali, vullkani Etna nxjerrë llavë dhe hi vullkanik

Pas dy vitesh pushim, u aktivizua njëri ndër vullkanet më aktive në botë Etna, i cili ndodhet në malin me emrin e njëjtë të ishullit italian Sicilia, raporton Anadolu Agency (AA).

Nxjerrja e llavës dhe hirit vullkanik nga krateri qendror të Etnas filloi dje, ndërsa mbrëmë u aktivizua edhe krateri juglindor i këtij vullkani.

Retë e dendura të tymit mund të rrezikojnë punën e aeroportit ndërkombëtar në Katania, 50 kilometra nga vullkani.

Vullkani më i lartë në Evropë, Etna, ka lartësi mbidetare prej 3.330 metrash në kraterin qendror, ndërsa krateri juglindor është 2.700 metra mbi nivelin e detit.

Shpërthimi i fundit i vullkanit Etna është regjistruar në vitin 1992.

Share Button