Itali, shkatërrohet një rrjet prostitucioni. 14 shqiptarë në pranga

Policia italiane arrestoi ditën e sotme 14 shqiptarë të përfshirë në një rrjet prostitucioni. Mediat italiane raportojnë se banda ishte ndarë në dy grupe. Të arrestuarit merreshin me prostitucion në aksin Piaçenza- Shqipëri.

Në cilësinë e provave kundër të arrestuarve janë udhëtimet e dokumentuara mes dy vendeve, por edhe prova ku anëtarët komunikonin me rrjetin nëpërmjet Skype-it. Pas një periudhë hetimore, policia lëshoi 14 urdhër arreste. Prokurori i çështjes, Salvatore Cappelleri tha se janë identifikuar dy grupe të lidhura me njëri-tjetrin që drejtonin aktivitetin e paligjshëm.

Mediat italiane flasin se arrestimi i fundit është bërë në Tiranë, ndaj një shtetasi, Bujar Ramadani, i cili konsiderohet si bashkëpunëtor në vrasjen e një shqiptari në shtator të 2013, Sadik Hajderi, i cili më vonë u zbulua se kishte qenë udhëheqës i një rrjeti të gjerë prostitucioni.

Në lidhje me vrasjen e tij janë vënë në pranga Mersin Uku, 29 vjeç dhe Donard Uku, 21 vjeç. Bashkëshortja e njërit prej vëllezërve, dyshohet po ashtu se më vonë është përfshirë një tjetër vrasje, duke vrarë një 79- vjeçar italian.

Share Button