Itali, sekuestrohen 1450 kg drogë që vinte nga Shqipëria

Policia italiane ka sekuestruar mbrëmë në Katania 1450 kilogramë marijuanë, e cila ishte transportuar nga Shqipëria me anë të një peshkarexhe.

Pas operacionit të policisë, janë arrestuar tre italianë te cilet jane Joseph Costanzo 51 vjeç , Sebastian Costanzo 52 vjeç dhe Sandro Mirabella 45 vjeç, si përgjegjës për transportin e drogës të fshehur në peshkarexhë.

Mediat italiane bëjnë të ditur se vlera e drogës së sekuestruar është rreth 6 milionë euro. Sa i përket sasisë së sekuestruar, kjo është sasia më e madhe e drogës e kapur ndonjëherë në zonën e Katanias.

Ndërkaq vijojnë hetimet për zbulimin e plotë të lidhjes së trafikut të drogës e cila vinte nga Shqipëria.

 

Share Button