Itali, rreziku nga tërmeti, ndalohen këpucët me taka

Një vendim i çuditshëm është marrë së fundmi në një shkollë të mesme në Itali. Nxënësve dhe stafit i është ndaluar të veshin këpucë me taka pasi ato mund t’i pengojnë të evakuohen në rast të një tërmeti të mundshëm.

Shkolla ndodhet në Avezzano, qytet në provincën e L’Aquila-s, një zonë me një aktivitet të lartë sizmik, çka do të thotë se fenomeni mund të ndodhë në çdo kohë.

Zyrtarët e shkollës kanë ndaluar këpucët me taka më të larta se 4 centimetra për të siguruar që studentët dhe stafi mund të largohen më shpejt në rast të një tërmeti të fuqishëm.

“Vendimi nuk është një rezultat i një imagjinate puritane. Kjo është një kërkesë serioze”, – shprehet Ana Amanzi, mësuese në këtë shkollë.

Por të tjerë në shkollë mendojnë se masa është e panevojshme.
Një student shprehet se autoritetet duhet të përqendrohen në gjëra më serioze siç ështrë ngrohja në shkollë.

 

 

 

Share Button