Itali, arrestohet ish-ministri i Brendshëm

Ish-ministri Claudio Scajola u arrestua sot nga hetuesit “Direzione Investigative Antimafia  Drejtoria investigative antimafia)” në një hotel të njohur të kryeqytetit, Romë. Scajola ka qenë ministër i Brendshëm i Italisë gjatë viteve 2001-2002 dhe më vonë ministër i Aktiviteteve Produktive në qeverinë e tretë të Silvio Berlusconit. Në vitin 2006 ai u zgjodh president i komitetit për kontrollin e Shërbimit Sekret italian. Përveç tij, DIA arrestoi edhe figura shumë pranë tij.
Arrestimi i tij është kryer pasi DIA dyshon se Claudio Scajola po përpiqej të mundësonte largimin e ish-deputetit Amedeo Matacena (Forza Italia) nga Dubai për në Liban, ku do të ishte i sigurtë nga arrestimi për kryerjen e një dënimi me pesë vjet burg për lidhje mafioze.Personeli i DIA-s i Reggio Calabrias po zbaton edhe shumë mandatarreste në Piemonte, Lombardi, Liguria, Emilia Romanja, Lacio, Kalabri dhe Siçili. Ajo ka sekuestruar edhe asetet e disa kompanive italiane të lidhura me kompani të huaja me vlerë rreth 50 milionë euro.

Share Button