Ishulli në zemër të New York-ut që nuk guxon ta vizitojë askush

Shumica e njerëzve sigurisht që nuk kanë dëgjuar asnjëherë për ishullin U Thant në mes të New York-ut, i cili është rreptësisht i ndaluar për vizitorët.

Për shkak të afërsisë që ishulli ka me ndërtesën e Kombeve të Bashkuara, me dekada mbahet nën kontrollin e autoriteteve zyrtare, transmeton Gazetametro.net.

Ndër të është edhe një tunel, i cili sot përdoret për metro.

Ishulli është shfaqur në shekullin e 19, si pasoj e gërryerjes së tunelit ndër të, i cili është dashur të lidhë Manhattan me Queens, ndërsa fillimisht është quajtur Belmont, nga August Belmont i Ri, i cili e ka financuar projektin.

Ky ishull fsheh shumë histori në çdo metër katror, më shumë se shumica e vendeve në Manhattan, ndërsa sot është rreptësisht i mbyllur për publikun, sepse aty po mblidhen zogj të rrallë migrues.

 

Share Button