Ish-presidentja Jahjaga ndalohet nga autoritetet serbe që të hyjë në Beograd

Ndalohet vizita e ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, në Beograd, nga ana e autoriteteve të Serbisë.

Në një komunikatë nga zyra e Kryeministrit të Kosovës, thuhet se ministrja në largim për Dialog, Edita Tahiri, ka njoftuar Bashkimin Evropian për ndalesën e vizitës së ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, në Beograd, nga ana e autoriteteve të Serbisë, duke theksuar se me këtë akt refuzimi Serbia ka shkelur marrëveshjen e Brukselit për lirinë e lëvizjes dhe atë për vizita zyrtare midis dy shteteve.

Tahiri ka bërë të ditur se ish-presidentja Jahjaga kishte respektuar procedurat zyrtare të parapara në Marrëveshjen e Brukselit dhe se vizita e saj ishte për qëllime kulturore dhe humanitare, për të folur për tragjedinë e grave të mbijetuara nga dhunimet seksuale gjatë luftës në Kosovë nga ana e forcave serbe, në një ngjarje kulturore në Beograd.

Anadolu Agency

Share Button