Ish- këngëtari britanik takohet me presidentin turk Erdogan

Këngëtari i njohur Yusuf Islam, i njohur ndryshe dhe si Cat Stevens në të shkuarën e tij, pati takime një ditë më parë në Ankara me një numër zyrtarësh turq.

Yusuf Islam u takua me zëvendëskryeministrin Numan Kurtulmuş, si dhe me zyrtarë të Diyanet-it turk, përpara se të pritej nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan.

Siç bën të ditur Daily Sabah, zëvendëskryeministri turk, Numan Kurtulmuş, njoftoi përmes rrjetit social Twitter se në takim u bisedua për ndërtimin e një xhamie në Universitetin e Kembrixhit, në Mbretërinë e Bashkuar.

Këngëtari i njohur në tërë botën është pjesë e një delegacioni që po grumbullon fonde për projektin e një xhamie në institucionin britanik me shumë prestigj.

E bërë e njohur si “xhamia e parë miqësore me mjedisin në Evropë”, është fjala për një vend adhurimi që do të përdorë energjinë diellore dhe riciklimin e ujit të përdorur për ndriçimin dhe ujitjen e hapësirave të gjelbra në oborrin e vet.

Yusuf Islam, 68-vjeçar, i lindur si Steven Georgiu, u kthye në Islam në vitin 1977, dhe tani punon për kauza filantropike, sidomos për bashkësitë muslimane në të gjithë botën. /tesheshi.com/

Share Button