Ish-i përndjekuri tenton të vetëdigjet me benzinë

Një ish i burgosur politik ka tentuar të vetëdigjet me benzinë para Parlamentit.

Kujtim Gaziu ndërsa ka qenë duke dhenë një deklaratë për mediat ka nxjerrë shishen e benzinës dhe ka tentuar t’ia hedhë trupit, por ndërhyrja e forcave të policisë e ka lënë në tentativë aktin ekstrem.

Policia ka ndërhyrë duke e penguar ish-të përndjekurin politik që të nxirrte çakmakun dhe t’i vinte flakën vetes.

Forcat e komisariatit numër 1 të kryeqytetit ndodheshin para Parlamentit, pasi një grup ish- të përndjekurish politik kishin paralajmëruar një protestë paqësore, para fillimit të seancës së sotme parlamentare.

 

Share Button