Ish agjenti i CIA-s: Unë e vrava Marilyn Monroen

Një ish-oficer i CIA-s, ka bërë deklarata shokuese që nga dita kur u pranua në një spital të Shteteve të Bashkuara. Ai pretendon se ka kryer 37 vrasje për llogari të qeverisë amerikane mes viteve 1959-1972, përfshirë atë të aktores Marilyn Monroe. Normand Hodges, që ka punuar për CIA-n për 41 vjet si një agjent operativ i kualifikimit të lartë, ka thënë se shpesh herë është rekrutuar si vrasës me pagesë nga organizata për të vrarë persona që mund të përbënin kërcënim për sigurinë e vendit. I stërvitur si snajper dhe intensivisht në arte marciale, Hodges ka thënë gjithashtu se ka një eksperiencë të gjerë në dëmtimin e njerëzve edhe përmes metodave jokonvencionale, duke iu referuar helmeve dhe eksplozivëve. Gjithashtu ish-agjenti pretendon se ka qenë anëtar i një celule operative të përbërë nga 5 agjentë, e cila kryente vrasje politike në mbarë vendin. Shumica e viktimave të kësaj celule ishin aktivistë politikë, gazetarë dhe krerë të sindikatave, por edhe shkencëtarë e artistë idetë e të cilëve përbënin kërcënim për Shtetet e Bashkuara. Por Hodges thotë se Marilyn Monroe mbetet viktima e tij e veçantë, pasi është e vetmja grua që ai thotë se ka vrarë. Ish-oficeri nuk shpreh pendesë për atë që ka bërë, por shton se aktorja ishte bërë “kërcënim për sigurinë kombëtare”, ndaj dhe duhej eliminuar. 78-vjeçari aktualisht ndodhet nën kontrollin e FBI-së, agjentët e të cilës e kanë marrë shumë seriozisht rrëfimin e tij dhe kanë hapur një hetim për të verifikuar deklaratat.

Share Button