ISESCO mbështet financiarisht projekte të kërkimit shkencor

Organizata Islamike për Edukim, Shkencë dhe Kulturë ofroi katër bursa studimore per financimin e drejtëpërdrejtë të projekteve shkencore të paraqitura nga institucione prestigjoze të kërkimit shkencor në vendet islame.

Sipas komunikatës per shtyp, ky institucion do të mbështes projektet e paraqitura nga Instituti i Shkencave Mjekësore në universitetin e Bruneit, fakultetit të Shkencave dhe Matematikës të universitetit “Sulltan Idriz” në Malajzi, universitetit Feliks në Bregun e Fildishtë dhe universitetit Sifaks në Tunizi.

Projektet përkatëse që do të financohen trajtojnë tema bashkëkohore si: Studim mbi ndikimet e esencës së helmit të gjarpërit mbi ndarjen e qelizave kancerogjene, përdorimi i mbetjeve të shitozonit si insekticid efikas, pasurimi i bimëve medicinale në kurimin e sëmundjeve kardiologjike si dhe roli i qelizave imunitare në shkatërrimin e qelizave kancerogjene.

Mbështetja e këtyre projekteve studimore ka per qellim nxitjen e kërkimit shkencor dhe inkurajimin e projekteve kërkimore të vecanta në botën islame e në të njëjtën kohë synon zhvillimin e aftësive kërkimore lokale në vendet anëtare të kësaj organizate.

Projektet kanë si objektiv minimizimin e emigrimit të elitës shkencore në këto vende drejt atyre perendimore.

ISESCO ka dhënë vazhdimisht mbështetje ndaj projekteve qe synojne zhvillimin dhe efikasitetin e kërkimit shkencor duke e kthyer atë në kompetitiv edhe ne nivel nderkombetar.

Përzgjedhja e këtyre projekteve u bë mes 60 të paraqitura për financim për vitin 2015, ku përfituan projektet me ndikim më të madh në përmirësimin e jetës njerezore. Shuma e financuar do të jetë 10 mijë dollare për një afat kohor prej 2 vjetësh.

IINA

 

 

Share Button