ISESCO: Forum rajonal të zhvillimit të metodave arsimore në Europë

Organizata Islame për Edukim, Shkencë e Kulturë (ISESCO) po zhvillon një forum thuajse rajonal në qytetin e Granadës në Spanjë. Forumi pesë ditor, i cili filloi dje mbahet në koordinim me organizatat islame në Andaluzi. Pritet të shqyrtohen çështje të arsimimit, metodologjive të ekuilibruara, të mesme, zhvillimin e metodikave arsimore si dhe ruajtjen dhe mirëmenaxhimin e institucioneve arsimore islame në Europë.

Në një komunikatë të posaçme, ISESCO njoftoi se në këtë forum arsimor marrin pjese 30 zyrtarë nga organizmat edukativo-arsimore islame nga vende si; Franca, Hollanda, Italia, Spanja etj, forum i cili synon identifikimin e problemeve në institucionet arsimore islame, evidentimin e barrierave arsimore, edukative, menaxhuese dhe financiare si dhe përcaktimin e alternativave më efikase për trajtimin dhe tejkalimin e tyre.

Në ditët e forumit do të realizohet trajnimi dhe kualifikimi i pjesëmarrësve me synim ngritjen e nivelit komunikativ dhe metodik në një shkallë të standarteve moderne në fushën edukativo-arsimore. Trajnimi synon njohjen e pjesëmarrësve me metodat e reja shkencore në shoqëri multietnike e multifetare duke ruajtur vlerat e diversitetit shoqëror e fetar në mjediset ku operojnë, në sherbim të integrimit të të rinjve muslimanë që jetojnë jashtë botës islame.

Share Button