Irani bllokon rezervat e naftës

Irani ka bllokuar rezervat shtetërore për naftën, një lëvizje kjo që ka sjellë rritjen e çmimit gjatë natës me 75 për qind. Raportohet se Iranianët nxituan të mbushnin me karburant makinat e tyre para skadimit të afatit të vendosur. Qeveria e presidentit Hassan Rouhani shpreson se lëvizja do të përkrahë ekonominë e dëmtuar nga sanksionet e Perëndimit. Nafta në Iran është ende ndër më të lirat në botë, por analistët thonë se rritja e çmimit nuk do të mirëpritet në një vend ku çereku i të rinjve janë të papunë ose kanë rroga të ulëta.
Por autoritetet në Teheran argumentojnë se pikërisht për shkak të rezervave çmimi i naftës në vend është më i lirë se uji mineral me shishe. Kostoja për rezervat e naftës, që është e kufizuar për çdo mjet motorik, u rrit nga 0.16 dollarë amerikanë për litër në 0.28 dollarë për litër në mesnatë. Ndërsa çmimi i naftës i shitur jashtë racionit u rrit nga 0.27 në 0.39 dollarë për litër. Ngritje pësuan edhe çmimet e gazit natyral dhe dieselit. Në vitin 2007 në Republikën Islamike u verifikuan protesta kur karburanti me çmim të lirë u racionua për herë të parë. Ndërsa për lëvizjen e fundit, të paktën deri tani nuk ka pasur manifestime. “Ne jemi përgatitur për dy muaj për të implementuar këto plane në provinca, qytete dhe në zonat rurale”, deklaroi ministri i Brendshëm, Abdolreza Rahmani Fazli. Deri më sot iranianët kishin përjetuar rritjen e çmimit të energjisë me 24 për qind dhe atë të ujit me 20 për qind. Aktualisht presidenti Rouhani po negocion me fuqitë botërore për të reduktuar përmasat e programit bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Share Button