Iran: Nga tërmeti raportohen të vdekur dhe të lënduar

Së paku tre persona kanë humbur jetën, ndërsa rreth 200 të tjerë janë plagosur në tërmetin me fuqi prej 5.7 ballë sipas Rihterit, që të shtunën në mbrëmje goditi verilindjen e Iranit, raporton Anadolu Agency (AA).

Epiqendra e tërmetit ka qenë në qytezën Pishqaleh, 800 kilometra në verilindje të Teheranit, ku jetojnë 2.000 banorë.

Tërmeti shkaktoi ndërprerjen e energjisë elektrike, ndërsa mediat lokale transmetojnë se janë dëmtuar disa objekte në afërsi të fshatrave.

Dridhjet e tokës me fuqi prej 5.7 ballë mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme. Irani është rajon ku shpesh regjistrohen tërmete.

Në tërmetin me fuqi prej 6.6 ballë që në vitin 2003 goditi qytetin e lashtë Bam, humbën jetën 26.000 persona.

Share Button