Iran, 145 të vdekur në aksidentet gjatë kremtimit të Nevruzit

Në aksidentet e trafikut, të cilat kanë ndodhur gjatë manifestimeve me rastin e Nevruzit, festës së pranverës në Iran në shtatë ditët e fundit kanë humbur jetën 145 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Musa Emiri, zëvendës shefi i policisë rrugore të Iranit konfirmoi se në shtatë ditët e fundit kanë humbur 145 persona dhe janë plagosur 2,950 të tjerë.

Festimet me rastin e Nevruzit ende vazhdojnë në Iran, kurse Emiri theksoi se aksidentet kryesisht kanë ndodhur për shkak të mosrespektimit të rregullave të komunikacionit dhe neglizhencës.

Sipas tij, edhe tejkalimi i madh i shpejtësisë ka ndikuar në numrin e madh të vdekjeve.

Zëdhënësi i emergjencës, Mucteba Halidi theksoi se në 24 orët e fundit janë trajtuar në spital 2,205 njerëz. Ai shtoi se ndihma e parë në vendngjarje iu është ofruar 242 personave.

Në aksidentet e trafikut në shtatë ditët e fundit në autostradën Kashan-Kum, 95 kilometra nga Teherani, kanë vdekur 96 persona. Për këtë arsye, kjo autostradë konsiderohet më vdekjeprurësja në vend.

Sipas kalendarit hënor në Iran, festa e Vitit të Ri, ose festa e pranverës-Nevruzi, fillon më 21 mars.

Share Button