Irak, vritet një fotoreporter

Një fotoreporter ka mbetur i vrarë në veri të Irakut gjatë shkëmbimit të zjarrit mes militantëve kurdë dhe xhihadistëve. Kamran Ibrahim, i cili punonte për mediat ndërkombëtare është qëlluar në perëndim të Kirkukut, qytet i cili u kthye në fushë betejë mes xhihadistëve dhe forcave të republikës autonome kurde, të cilat morën kontrollin e tij pas tërheqjes së forcave të ushtrisë federale. Ky qyteti shihet si kryeqendra historike e kurdëve, por që në ndarjen administrative të Irakut nuk është përfshirë në republikën autonome kurde. Kurdët thanë se morën nën kontroll qytetin e pasur me naftë për të shmangur rënien e tij në duart e ekstremistëve të ISIS. Ndërkohë, si pasojë e situatës së rëndë të krijuar në Irak gjatë ditëve të fundit janë evakuuar të gjithë qytetarët amerikanë, të cilët ndodheshin në bazën ushtarake të Balad, një nga qendrat kryesore të trajnimit në vend.

Share Button