Irak, muslimanët thirrje fqinjëve të krishterë të kthehen në shtëpi

– Në mesin e vitit 2014, grupi terrorist DEASH pushtoi provincën Talkif, duke detyruar dhjetra mijëra banorë vendas, kryesisht të krishterë, të iknin nga zona

BAGDAD (AA) – Një numër i madh i muslimanëve irakianë morën pjesë në restaurimin e kishës së dytë më të madhe në Lindjen e Mesme, duke u bërë thirrje fqinjëve të krishterë të zhvendosur që të kthehen në shtëpitë e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

“Dhjetëra vullnetarë të rinj muslimanë nga qyteti i Mosulit morën pjesë në restaurimin e Kishës Katolike Kaldeasve në qendër të provincës Talkif, kisha më e madhe e vendit dhe këtij rajoni”, tha Musallam Dale al-Hayali për AA, një aktivist lokal.

E vendosur në provincën veriore të Irakut, Nineveh, provinca Talkif ndodhet rreth 18 kilometra në veri të Mosulit.

Sipas Hayali-it, puna e restaurimit në kishë, e cila është ndërtuar në vitin 1912, përfshinte largimin e rrënojave, fshirjen e efekteve të zjarreve të kaluara dhe rindërtimin e ziles së kishës.

“Ky restaurim i kishës është një ftesë për fqinjët tanë të krishterë, që u larguan më parë nga qyteti, për t’u kthyer në shtëpitë e tyre dhe për të praktikuar besimin e tyre në paqe dhe siguri”, tha Hayali.

Në mesin e vitit 2014, grupi terrorist DEASH pushtoi provincën Talkif, duke detyruar dhjetra mijëra banorë vendas, kryesisht të krishterë, të ikin nga zona.

Megjithatë, në gusht të këtij viti, grupi terrorist DEASH u dëbua përfundimisht nga provinca dhe nga qyteti i afërt i Mosulit, pas një fushate nëntë mujore ushtarake.

Share Button