Irak, 134 mijë familje kthehen në shtëpitë e tyre

Rreth 134 mijë familje thuhet se janë kthyer në rajonet e shpëtuara nga organizata terroriste në Enbar të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për AA, anëtari i Parlamentit të Enbarit, Muhammed Jasin, thotë se numri i familjeve të kthyera në shtëpitë e tyre në këtë rajon pas nisjes së operacionit për çlirimin e Mosulit, ka shkuar në 134 mijë.

Ndërsa Drejtori për Emigracionin dhe Emigrantët në rajonin e Enbarit, Muhammed Rashid, tha se momentalisht në kampet e këtij rajoni gjenden 22 mijë refugjatë, ndërsa në kampet e Irakut të Veriut gjenden 300 mijë persona të strehuar në kampe.

Share Button