INUK shemb sot objektin 9-katësh në Golem

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar do të shembë sot pallatin 9-katësh te Shkëmbi i Kavajës.

Objekti pa leje do të shembet me shpërthim të telekomanduar.
Policia e Durrësit njofton se nga ora 14:00-15:00 do të bllokohet qarkullimi i automjeteve në rrugën interurbane kryesore dhe dytësore Durrës-Kavajë.

Drejtuesit e automjeteve do të duhet të shmangin lëvizjen në këtë aks përgjatë orareve të referuara. Gjithashtu, policia ka kërkuar mirëkuptimin e bashkëpunimin e banorëve dhe bizneseve në afërsi të vendit ku do të kryhet shpërthimi.

Sipas INUK pallati 9-katësh nuk ka dokumentacionin përkatës, prandaj është bllokuar prej ditësh ndërsa janë kryer matjet dhe vendosja e lëndës eksplozive.

 

Share Button