Interpol: Shpëtohen rreth 500 viktima të trafikimit të qenieve njerëzore

Interpoli përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka arrestuar 40 të dyshuar për trafikim të njerëzve dhe rreth 500 viktima u shpëtuan në pesë shtete afrikane në operacionin e madh policor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia ndërkombëtare policore me seli në Francë njoftoi të enjten se në mesin e të shpëtuarve ndodheshin 236 të mitur. Operacioni është kryer më herët gjatë nëntorit në Çad, Mali, Mauritani, Nigeri dhe Senegal.

Interpol thekson se të akuzuarit e dyshuar kanë detyruar viktimat “të angazhohen në aktivitete si lypsarë dhe prostituta, pa marrë parasysh kushtet e punës ose jetët njerëzore”.
Operacioni ishte pjesë e projektit Sahel, i financuar nga Qeveria e Gjermanisë, që ka për qëllim luftimin e trafikimit me qenie njerëzore.
Interpoli tha se zyrtarë nga i gjithë rajoni u takuan pas operacionit për të diskutuar hapat e

ardhshëm për viktimat dhe bashkëpunimin ndërkufitar në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Share Button