Interi rimerr kreun e Seria A

Interi është rikthyer në krye të Serisë A, pasi ka mundur 4-0 Frosinonen mbrëmjen e së dielës në “San Siro”.

Fitorja e parë me katër gola për ta në këtë sezon, edhe pse tashmë janë të vetëm në krye të klasifikimit.

Jonathan Biabiany ishte autor i golit të parë të takimit në minutën e 29. Ndërsa Icardi dyfishoi shifrat 8 minuta pas nisjes së pjesës së dytë.

Në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes erdhën edhe dy golat e tjerë, ku shënues ishin Murillo dhe Brozovic.

Javën e ardhshme, Interi do të udhëtojë për në transfertën e vështirë të Napolit.

 

Share Button