Instagram me një pamje të re

Instagram ka zëvendësuar logon e vjetër me një ikonë të re të shumëngjyrshe. Kompania ka ridizajnuar gjithashtu aplikacionin e saj, duke e bërë sfondin të gjithë bardhë e zi.

Instagram thotë se kjo pamje reflekton mënyrën se si ka ndryshuar aplikacioni që kur është krijuar.

Para se të blihej nga Facebook për 1 miliard dollarë, Instagram (i quajtur fillimisht me emrin “Burbn”) nuk ka qenë edhe aq popullor.

Por, përgjatë viteve, ky aplikacion është bërë një fenomen i rrjeteve sociale, një nga platformat më të përdorura nga personalitetet e njohura të të gjitha fushave, si dhe nga reklamuesit.

Aplikacioni ka tani më shumë se 400 milionë përdorues.

Share Button