Indonezia goditet nga një tërmet prej 5.7 ballësh

Një tërmet prej 5.7 ballësh sipas Rihterit ka goditur Indonezinë të enjten në mëngjes, raporton Anadolu Agency (AA).

Qendra Gjeologjike Amerikane njoftoi se epiqendra e tërmetit ka qenë 125 kilometra nga qyteti Surabaya në ishullin Java.

Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 588 kilometrash.

Në bazë të informacioneve të para, nuk ka viktima as dëme materiale.

Pas tërmetit nuk është dhënë alarmi për cunami.

Share Button