Indonezi, pasagjeri tenton të rrëmbejë avionin

Një avion është tentuar të rrëmbehet nga një pasagjer në bord në Indonezi.

Avioni “Virgin Boeing 737” bëri një ulje të detyruar në Bali të Indonezisë pasi një pasagjer u përpoq ta marrë peng duke tentuar të hyntë në kabinën e pilotit.

Bëhet me dije se personi i cili tentoi të rrëmbente avionin, u ndalua dhe u arrestua nga forcat e policisë

Ndërkaq një zyrtar i “Virgin Boeing 737” tha për BBC se pasagjeri ishte në gjendje të dehur dhe se avioni nuk ishte rrëmbyer.

Share Button