Indonezi: Mbreti i Arabisë arrin në aeroport me 460 ton bagazhe

Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz al-Suad ka zbarkuar në Indonezi për të parë fuqinë ekonomike të vendit me 460 ton bagazhe. Ai ishte i shoqëruar nga 1000 njerëz, përfshirë princë dhe ministra që u pritën nga presidenti Joko Widodo.

Në këto bagazhe bënin pjesë pajisje të ndryshme duke përfshirë makina, anti-plumb, qilima, televizorë si dhe shkallë lëvizëse që të zbresë mbreti. Kjo është vizita e parë pas 47 vitesh e një mbreti të Arabisë Saudite në Indonezi për të investuar në eksportimin e naftës.

Salman do të qëndrojë për disa ditë në Indonezi dhe për këtë ka rezervuar 5 hotele luksoze në zonën turistike Nusa Dua për të dhe gjithë shoqëruesit e tij.

Share Button