Indonezi, 13 të vdekur gjatë përmbytjeve

Trembëdhjetë njerëz kanë humbur jetën në përmbytjet që mbushën me ujë pesë fshatra në ishullin kryesor Java të Indonezisë, bënë të ditur sot ekipet e shpëtimit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shirat e dendur javën e kaluar shkaktuan përmbytje të shtunën në fshatrat e distriktit qendror të Java-s, në Magelang.

Shefi i Agjencisë lokale të Menaxhimit të Fatkeqësive, Edi Susanto, tha se trupi i një 80-vjeçari u gjet të martën, duke e rritur numrin e të vdekurve në 13.

Dy banorë të tjerë u plagosën rëndë. Nga përmbytjet janë dëmtuar gjithsej 71 shtëpi, duke detyruar rreth 50 familje të strehohen në xhami dhe në shtëpitë e të afërmve.

Rreth 1.500 persona nga ekipet e shpëtimit, përfshirë ushtarë, policë dhe vullnetarë, morën pjesë në operacionin e kërkimit.

Indonezi, arkipelagu më i madh në botë, është i përfshirë shpesh nga rrëshqitje të dheut gjatë shirave sezonalë.

Pjesa më e madhe e 256 milion njerëzve të vendit jetojnë në zonat malore ose pjellore, në rrafshinat e përmbytura pranë lumenjve. Muajin e kaluar një rrëshqitje e tokës në krahinën fqinje të East Java groposi 28 banorë. Deri tani vetëm gjashtë trupa janë gjetur.

Share Button