Indi, protestë për kuota në arsim dhe shërbimin civil

Në qytetin Mumbai të provincës Maharashtra, në perëndim të Indisë, dhjetëra mijëra persona protestuan me kërkesën për kuota në arsim dhe shërbimin civil, raporton Anadolu Agency (AA).

Dhjetëra mijëra persona në Mumbai të cilët kërkuan kuota në arsimi dhe të shërbyesve civilë për komunitetin Maratha, në rrugën prej 5 kilometrash realizuan një marshin, duke mbajtur në duar flamuj të ngjyrës shafran.

Në marshim ku nuk kishte pankarta, nuk kishte as fjalime e brohoritje.

Zëdhënësi i Frontit Revolucionar të Marathasë, Virendra Pawar, theksoi se protestuesit kërkuan vendosjen e çmimeve më të larta të produkteve bujqësore si dhe fshirjen e borxheve të bujqve.

Komuniteti Maratha përbën rreth 35 për qind të popullsisë prej 123 milionësh të provincës Maharashtra.

Share Button