Indi, opozita fiton zgjedhjet

Qeveria në ikje e Indisë, e drejtuar nga Partia e Kongresit, ka pranuar humbjen në zgjedhjet e përgjithshme pasi rezultatet e para sugjerojnë një fitore bindëse të partisë së opozitës BJP. Një lider i vjetër i Kongresit, Rajeev Shukla deklaroi: “Ne e pranojmë humbjen dhe jemi gati të marrim rolin e opozitës”. Ndërsa lideri i BJP-së, Narendra Modi postoi në Twitter një mesazh: “India ka fituar”. Partia kishte nisur festimet që në rezultatet e para që tregonin se kishte siguruar 272 vendet e duhura për mazhorancën parlamentare. Zyrtarisht, rezultatet përfundimtare do të publikohen më vonë gjatë së premtes.

Shkalla e fitores së BJP-së është me të vërtetë madhore, në një vend ku asnjë parti nuk kishte arritur të merrte një mazhorancë të thjeshtë, që nga Partia e Kongresit në vitin 1984. Pjesëmarrja e votuesve në procesin zgjedhor të përbërë nga nëntë faza arriti një kuotë rekord prej 66.38 për qind, duke thyer atë të vendosur në vitin 1984. Rreth 551 milionë vota nga më shumë se 1.8 milionë makina elektronike votimi po numërohen për të caktuar fatin e 8.251 kandidatëve.

Share Button