Indi, grevë e një milion punonjësve bankarë

Operacionet bankare në Indi janë ndikuar negativisht të martën si pasojë e grevës një ditore të mbi një milion punëtorëve bankarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Nëntë unione bankare të bashkuar në ombrellën Forumi i Bashkuar i Unioneve Bankare (UFBU) kanë bërë thirrje për grevë, në të cilën kanë dalur me kërkesa të ndryshme.

“Operacionet bankare janë bllokuar si pasojë e grevës së 85.000 degëve komerciale bankare dhe 105.000 degëve të bankave bashkëpunuese”, deklaroi C.H. Venkatachalam, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të asociacionit të të punësuarve në bankat e Indisë.

UFBU nga ana e tij proteston për reformat bankare të imponuara nga qeveria dhe kërkon kompensim për punën shtesë gjatë procesit të “demonetizimit” (heqjes nga qarkullimi i kartmonedhave dhe monedhave dhe zëvendësimi me të reja).

Nëntorin e kaluar, kryeministri Narendra Modi heqi nga qarkullimi kartmonedhat prej 500 dhe 1000 rupi me pretekstin e luftës kundër korrupsionit dhe “parave të zeza”.

Ky veprim shkaktoi një kaos të vërtetë dhe panik duke krijuar radhë të gjata të njerëzve para bankave të cilët zëvendësonin paratë nga frika se mund të zhvelërohen.

Share Button