“Imuniteti i Tahirit”, vazhdon sot mbledhja e Këshillit të Mandateve

Sot në orën 10:0 do të mblidhet sërish Këshilli i Mandateve për të diskutuar fatin e imunitetit të Sajmir Tahirit. Pas 5 orësh diskutimi ditën e djeshme, Kreu i Kuvendit Ruçi vendosi shtyrjen për ditën e sotme pas kërkesës së avokatit të Tahirit për tre ditë kohë për të paraqitur mbrojtjen.

Kryetari i Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve Gramoz Ruçi deklaroi dje se Tahiri ka të drejtë që të mbrohet, ndërsa PD e kundërshtoi duke e cilësuar si skandal.
Mbledhja ditën e djeshme filloi në orën 11:00 dhe përfundoi në orën 17:00, me dy ndërprerje.

Share Button