IHH për shtatë muaj ka dërguar 2.260 kamionë me ndihma për Sirinë

Organizata humanitare turke IHH për shtatë muaj këtë vit ka dërguar 2.260 kamionë me ndihma për Sirinë.

Përfaqësuesi i Zyrës së organizatës IHH në Hatay, Selim Tosun porositi se në këtë mënyrë tentojnë të jenë afër banorëve të Sirisë.

Në kamionët me ndihma, të cilat janë përgatitur në Reyhanli dhe Kilis, ka kryesisht nevoja themelore.

“Kamionët me ujë, pako higjienike, ushqim, batanije dhe miell në Siri kalojnë përmes vendkalimit Cilvegozu dhe Oncupinar”, tha Tosun.

Ai konfirmoi se brenda shtatë muajve familjeve siriane u janë dorëzuar 2.260 kamionë me ndihma dhe se do të vazhdohet me këto aktivitete.

Share Button